Zgjimë nga gjumi shëkullorë

PARKU TURISTIKO-ARKEOLOGJIK "Shasi, Šas, Suacium, Svač" ,atraksion turistik i qytetit të Ulqinit

Në rrugën e dikurshme të rëndësishme tregtare që lidhte Ulqinin më Shkodrën, në rajonin e Anës së Malit (Vladimir), 15 km në lindje të Ulqinit, në një sipërfaqe prej 15 hektarësh ndodhët qyteti i vjetër i "Shasit, Šas, Suacium, Svač". Ky lokalitet dikur qyteti i zhvilluar dhe qendër e rëndësishme kulturore dhe ipeshkvnore, sot ky lokalitet atraktiv ka deshmi të monumenteve kulturore dhe strukturave të qytetit të braktisura dhe shumica e tyre në rrenoja. Për këtë arsy në literaturë ndodh ta ndeshim dhe më emertimin "Qytet i Vdekur".

Vetëm rreth 2 për qind e hulumtimit arkeologjik është kryer

Organizata joqeveritare për zhvillimin dhe promovimin e turizmit "URIPT", në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Organizatën Turistike të Komunës së Ulqinit, janë duke punuar në mënyrë intensive për realizimin e projektit PARKU TURISTIKO-ARKEOLOGJIK i "Shasit, Šas, Suacium, Svač". Për realizimin e këtij projekti është formuar grupi i punës prej shtatë antarësh. Grupi punues tani ka në proces konsultimet më ekspertë më renome nga vendi dhe rajoni të cilët do të të jenë të kyçur për hartimin e projektit të konservimeve dhe strategjisë se shfrytëzimit të qëndrueshëm të këti lokalitetit.

Hulumtimet arkeologjike të cilat janë kryer deri më tani kanë dëshmuar se ky lokalitet posedon vlera të mëdha arkeologjike, turistike dhe kulturoro-historike duke përfaqsuar kështu një prej resurseve më potenciale të mëdha për rajonin.

Konservimi, revitalizimi  dhe valorizimi turistik i trashëgimisë kulturore po bëhet një kriter i rëndësishëm për vlerësimin e cilësisë dhe nivelin e zhvillimit të ofertës turistike për zona të caktuar, sepse ruajtja dhe mbrojtja e monumenteve historike, kulturës dhe natyrës, dmth. trashëgimisë autentike është një detyrim civilizues!

Duke pasur parasysh madhësinë, rëndësinë dhe pozitën e favorshme gjeografike dhe mjedisin (liqenin, lumin Buna, fushën pjellore), pas realizimit PARKU ARKEOLOGJIKO-TURISTIK "Shasi, Šas, Suacium, Svač" do të bëhet destinacion i rëndësishëm (must-see  / duhet të shohim) dhe tërheqës, duke bër që e gjitha kjo zonë të shënohet në hartën turistike si një destinacion turistik të cilit vizitorët nuk do ti shmangen.

Sipas shembujve të parqeve arkeologjike të rajonit dhe më gjerë, në afërsi të PARKUT ARKEOLOGJIKO - TURISTIK, përveç sjelljes së infrastrukturës duhet të parashikohet ndërtimi edhe i këtyre objekteve: recepsioni, dyqani suvenireve, salla e leksioneve, qendra artizanale (gur gdhendje), muze, galeri, konvikt 15 -20 shtretër, objekte turistike të tipit të restauranteve, teatër për aktivitete kulturore (Amfiteatri) dhe parkingu.

Organizata jonë "URIPT" Org përmes Sekretariatit për planifikim hapësinor dhe zhvillim të qëndrueshëm të Komunës së Ulqinit, i ka dërguar kërkesë Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit (Mort), për hartimin e planit urbanistik, si dhe për parcelizimin e  hapsirës për PARKUN TURISTIKO - ARKEOLOGJIK "Shasit, Šas, Suacium, Svač ", pasi që ky lokalitet sot figuron në kataster (F. Posed.. 71 KO ŠAS) si " mal dhe gurishte", kjo është një parakusht për realizimin e këtij projekti.

Pas hartimit të dokumentacionit të nevojshëm projekti  do të kandidojë në Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi dhe në Ministrinë e Turizmit të Malit të Zi, si dhe në fondet e ndryshme evropiane.

 

 


.

Blog & News - Categories


Warning: Illegal string offset 'relative' in /home/camperpa/suacium.me/libraries/src/HTML/HTMLHelper.php on line 626

Warning: Illegal string offset 'pathOnly' in /home/camperpa/suacium.me/libraries/src/HTML/HTMLHelper.php on line 627

Warning: Illegal string offset 'detectBrowser' in /home/camperpa/suacium.me/libraries/src/HTML/HTMLHelper.php on line 628

Warning: Illegal string offset 'detectDebug' in /home/camperpa/suacium.me/libraries/src/HTML/HTMLHelper.php on line 629

Warning: Illegal string offset 'relative' in /home/camperpa/suacium.me/libraries/src/HTML/HTMLHelper.php on line 632

Warning: Illegal string offset 'detectBrowser' in /home/camperpa/suacium.me/libraries/src/HTML/HTMLHelper.php on line 632

Warning: Illegal string offset 'detectDebug' in /home/camperpa/suacium.me/libraries/src/HTML/HTMLHelper.php on line 632

Warning: Illegal string offset 'pathOnly' in /home/camperpa/suacium.me/libraries/src/HTML/HTMLHelper.php on line 635

Featured Blog Posts

Website Login

Get In Touch

Address: Suacium Vladimir Ulcinj

Mob. tel: +382 69 418 445

Phone: +382 30 412 330

Email: info@ulcinj.travel  / soulcinj@hotmail.com

Website: http://ulcinj.travel/

Help with the suggestion